Një aksident është shënuar pak më parë në Sarandë kur një nga mjetet që shërben për shtrimin e asfaltit në aksin e ri “Lagjia nr.1 Lëkurës – Kanali i Cukës”.

Konkretisht një Rul, ka humbur kontrollin dhe me shpejtësi është lëshuar në një dishezë duke goditur një automjet në ecje në aksin “Turizëm – Kanali i Cukës”.

Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti jo vetëm është dëmtuar por është kthyer 90 gradë në mes të rrugës. Fatmirësisht Rulit i ka prerë rrugën mjeti, pasi mund të shkaktonte dëme në njerëz nëse do vazhdonte më tej.

Policia e Sarandës ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore.

3be52617 18dc 46df 826a 2c17c0302319
3be52617 18dc 46df 826a 2c17c0302319

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb