SARANDË- Një 26-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se është autor i një shpërthimi eksploziv të një lokal nate në Sarandë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 15 shtator të vitit 2013. Lënda eksplozive e vendosur në një diskon “Ekuador” në Sarandë mësohet se është porositur nga Edmond Abazi. 28-vjeçari kishte urdhëruar Seferin që të vendoste eksplozivin në objektin në pronësi të shtetasit V.Gj.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se Aleksandër Seferi dyshohet të jetë autori që fshihet pas kësaj ngjarje, duke vendosur eksplozivin. 23-vjeçari procedohej penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Vetëgjyqësia”. Pas informacioneve të marra në rrugë operative disa mujore, rezulton se ai, në bashkëpunim me shtetasin A.E, është autor i shpërthimit me eksploziv të “Disko Ekuador” në pronësi të shtetasit: V.GJ, në të cilin është shkaktuar një vlerë dëmi prëj 1.600.000 lekë (të reja).

Pas dokumentimit të plotë ligjor, u bë i mundur ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për ndalimin e të riut, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: