SARANDE- Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit të mbytur pak ditë më parë në Sarandë. Mësohet se Edmond Shahini u mbyt në Liqenin e Butrintit.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se trupi i pajetë u gjet pranë vendit ku ndodhi ngjarja, në sipërfaqe. Kanë qenë disa peshkatarë ata që kanë pikasur trupin e pajetë. Sakaq, në vendngjarje ka prezencë policore, ndërsa trupi do dërgohet në morg.

Ndërkohë, peshkatari më 22 mars së bashku me djalin e tij, Santiago Shahini, përkatësisht 48 dhe 18 vjeç kishin dalë për të peshkuar por ndërsa po mblidhnin rrjetat, varka ka marrë ujë nga dallgët dhe është fundosur.

Pas shumë përpjekjesh 18-vjeçari ka arritur të shpëtojë, ndërsa babai i tij nuk ka dalë më në sipërfaqe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: