Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar i akuzuar për ‘Shkelje të rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse’. Është arrestuar nga policia Altin Premti pronar, i një pike inertesh. Altin Premti u kap duke përgatitur disa shpërthime në pikën e tij të interteve.

Sipas policisë, Premti kishte hapur 7 gropa me thellësi 3 metra të cilat ishin të mbushura me lëndë eksplozive, gati për shpërthim.

Gjatë kontrollit forcat e policisë i kanë gjetur 43-vjeçarit një sërë materialesh plasëse si dhe pajisjet që shërbenin për të përgatitur shpërthimet.

Policia ka sekuestruar 23 kapsolla detonatore me tel të pa plasura, një aparat që shërbente për plasje elektrike, 700 gramë dinamit, 100 kg pleh kimik nitrat amoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb