SARANDË- Automjeti tentoi të shmangte një kalimtar në rrugë, përplaset me pemën e përfundon brenda një dyqani rrobash, plagosen 3 persona. Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën Turizem-Kanali i Cukës në Sarandë.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, automjeti tip ‘Hyndai’ me targe TR0361U, që dyshohet të jëtë i SHISH-it (Shërbimit Informativ Shtetëror) është futur brenda një butiku duke aksidentuar shitësen.

Sakaq, bëhet e ditur se plagë ka marrë dhe drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, ndërsa të tre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb