SARANDË- Prej 24 orësh një 13-vjeçare rezulton e zhdukur. Ka qenë shtetasja F.Q., 45 vjeç, nëna e së miturës ai që ka bërë kallëzimin pranë komisariatit të Sarandës se vajza e saj me iniciale L.Q, ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Burime policore bënë me dije se vajza është shpallur menjëherë kërkimin.

Në një prononcim për News 24, nëna e 13-vjeçares, nxënëse në klasën e shtatë, shkolla ‘9 tetori’ dyshon se vajza e saj është mashtruar prej një 33-vjeçari nga Gramshi.

Floresha Qorri thotë se ky i fundit shkonte shpesh në banesën e vajzës, por se që nga data kur u zhduk ajo, më 2 korrik, as ai nuk ka shkuar më.

“Vajza ka që në datën 2 korrik që ka ikur nga banesa. Kam dyshime se një 33-vjeçar ka mashtruar vajzën. 33-vjeçari nga Gramshi shkonte shpesh te familja e vajzës. Që nga koha e zhdukjes së vajzës edhe 33-vjeçari nuk ka shkuar më”,- sqaron Floresha.

Gruaja thotë më tej se 33-vjeçari ka qenë i pamartuar.

Po ashtu bëhet e ditur se familje nuk ka pasur asnjëherë probleme ndërsa nuk dihen shkaqet e largimit të 13-vjeçares. Sakaq, policia është përqendruar në disa pista, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: