SARANDE- Një sherr mes dy grupe të rinjsh në një shkollë të mesme në qytetin e Sarandës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 18-vjecari.

Ngjarja u shënua rreth orës 11:00 të paradites së sotme në shkollën e mesme Ekonomikë “Antoni Athanas” në lagjen nr.3. dëshmitarë në vendngjarje dhe burime të policisë bëjnë me dije se ka pasur një sherr mes një grupi nxënësesh të vitit të parë dhe një tjetri të vitit të tretë të degës Hoteleri-Turizëm. Gjithçka ka ndodhur në korridorin e shkollës, ndërsa 16-vjecari me iniciale A.D ka qëlluar me mjet prerës “Biçak” 18-vjecarin D.K, i cili është dërguar në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar autorin e plagosjes, i cili njihet në shkollë si person konfliktual. Po hetohet për shkaqet e konfliktit mes të rinjve.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb