Pas hetimit të ngjarjes të ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi” ku ngeli i plagosut B.K 17 vjeç, nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini”, policia ka bërë arrestimin e autorit, 18 -vjeçarit, Kejsi Cora.   Sipas burimeve policore mësohet se shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë një femër.

Ende nuk dihet se çfarë roli kishte kjo femër që sherri mes të rinjve precipitoi deri në përdorimin e thikës, ku ngeli i plagosur me tre goditje në stomak, në krah dhe në ije 17 vjeçari B.K, i cili për mjekim të specializuar u dërgua me ambulancë në spitalin e Vlorës.

Po sipas burimeve policore mësohet se ende nuk është gjetur thika e përdorur në këtë ngjarje.  Mësohet se autori të ketë thënë që thikën e ka hedhur në një zonë me ferra me qëllim fshehjen e saj.

Autori 18- vjeçar Kejsi Cora njihet si person problematik nga policia e Sarandës, pasi në janar 2024 rezulton të ketë plagosur me dorezë edhe një të mitur tjetër në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini” në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb