SARANDE- Dy persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme nga policia e Vlorës, pasi në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 3.23 kg lëndë narkotike “Kanabis”. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, Shërbimet e Policisë kanë ushtruar një kontroll në njërën prej banesave të fshatit Ninat të Sarandës, ku është bërë i mundur konstatimi i kësaj lëndë narkotike.

Policia ka shpallur në kërkim poseduesit e tyre, 27-vjeçarin Besmir Sulo, në banesën e të cilit është gjetur lënda narkotike, dhe 31-vjeçarin Erjon Sulo.

Këta dy shtetas dyshohen për posedimin e lëndës narkotike si dhe për “Armëmbajtje gjahu pa leje”.

Ndërkaq, uniformat blu kanë bërë sekuestrimin e 3.23 kg lëndë narkotike dhe një armë gjahu ruse, në cilësinë e provës materiale.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: