SARANDE- Sekuestrohet një sasi nafte dhe vaji kontrabandë në portin e Sarandës. Mësohet se Grupi i Antikontrabandës Detare ka zbuluar sot një sasi prej 1500 litra naftë dhe 200 litra vaj kontrabandë, të padeklaruar, gjatë kontrollit të motopeshkarexhes “Akuario”.

Pas konstatimit të sasisë së karburantit kontrabandë, subjekti u penalizua. Sipas të dhënave, mësohet se vlera e penaliteteve arrin në rreth 3.7 milionë lekë. Sakaq, kontrollit iu nënshtruan një grup motopeshkarexhash në Sarandë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: