SARANDË- Policia ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, i cili tentoi të vrasë me automjetin e tij, 2 persona të tjerë.

Shkak i konfliktit dyshohet të jetë qenë për motive pronësie. Burime zyrtare nga Policia e Sarandës bënë me dije se Kostandinos Munguli, banues në fshatin Nivicë ditën e djeshme pas një konflikti fizik, në vendin e quajtur “Kerkez” të këtij fshati, ka tentuar të vrasë (me dashje) me automjetin e tij tip “Mitsubishi” me targë SR2301B, 72-vjeçarin me inicialet Gj.P., dhe L.P,. 35 vjeç.

Nga përplasja me automjet, dy këta persona kanë marrë disa fraktura në të dyja këmbët dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të të riut iu përcollën prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: