SARANDE- 50-vjeçarja që tentoi të mbytej dje në Sarandë, u nxorr nga i riu Erion Quku, i cili u hodh në det duke i shpëtuar jetën. Dhurata Mullai, nënë e dy fëmijëve gjendet e shtruar në spital, ndërsa prindërit e saj të moshuar tregojnë vështirësitë që ajo ka kaluar, që pas divorcit, duke mbetur e vetme dhe pas një të ardhur.

Erjon Quku është i riu nga Saranda që i shpëtoi jetën 50-vjeçares, Dhurata Mullai, nënë e dy fëmijëve e cila tentoi të mbytej dje në det. Ai tregon se rastësisht kishte para gruan që i afrohej detit dhe në një moment ajo ishte zhdukur në det. I riu është futur menjëherë në det dhe ka mundur ta nxjerrë në breg. Falë tij nëna e dy fëmijëve sot është gjallë dhe ndodhet e shtuar në spitalin e Sarandës. Për shkak të gjendjes ende jo të mirë, ajo e ka të vështirë të flasë e të tregojë atë që ka përjetuar.

Sakaq, prindërit e saj janë ata që vijojnë ta mbështesim. Babai 80-vjeçar i Dhurata Mullahit, mbi të cilin ka rënë hallet e të bijës, që prej divorcit nga bashkëshorti falenderon të riun që i shpëtoi jetën. Ai thotë se si shpërblim ka vetëm fjalën e mirë, pasi veç varfërisë dhe sëmundjeve, tek i moshuar nuk ka mbetur asgjë.

Prindërit e 50-vjeçares tregojnë se Dhurata që prej divorcit ka pësuar depresion dhe mjekohet për këtë gjë. Papunësi dhe mungesa e një banese për të jetuar më fëmijët e saj adoleshentë, ta cilët aktualisht jetojnë në një konvikt në Sarandë, ja kanë vështirësuar edhe me tej jetën. E vetmja e ardhur që ajo merr është një kemp prej 9900 lekësh, por që nuk mjaftojnë as për të e as për fëmijët. Prindërit e moshuar kanë bërë sa kanë mundur, për të, por dhe ta jetojnë në varfëri.
(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: