SARANDË- Tentativa për të korruptuar punonjësin e policisë Rrugore i ka kushtuar lirinë një 53-vjeçari në Sarandë.

Burime zyrtare bëjnë me dije për ‘BalkanWb’ se Frederik Terziu, 53 vjeç, banues në fshatin Berdashesh të Elbasan pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Nisan” me targë YHH7625, pa rrip sigurimi, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kranesë” ka tentuar t’i jap10 euro policit, me qëllim për të shpëtuar nga gjoba administrative.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Frederik Terziut për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: