SARANDË- Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin e Sarandës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një sasi tritoli i është vendosur automjetit në pronësi të një biznesmeni në Sarandë, duke e shkatërruar plotësisht, ndërsa është djegur edhe një pjesë e lokalit pranë të cilit ishte i parkuar mjeti.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në automjetin tip “Range Rover” me targa AA 777 IN në pronësi të Ilia Marinit, pronar i tre bizneseve në Sarandë. Në momentin që ka shpërthyer automjeti ka qenë i parkuar pranë lokalit të Marinit në lagjen numër 1 të qytetit të Sarandës. Sipas dëshmitarëve  shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe është dëgjuar edhe në skajet e qytetit. Blutë e Komisariatit të Sarandës por edhe specialistë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Policia ka marrë në pyetje, biznesmenin Marini dhe po hetohet për ndonjë konflikt të mundshëm të tij që ka sjellë edhe aktin kriminal.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: