Një turiste polake që ndodhej me pushime në Sarandë raportohet se është rrëzuar në tualet dhe ka mbetur e plagosur rëndë.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se 58-vjeçarja është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë në kokë.

Mjekët kanë konstatuar hemorragji të brendshme në kokë dhe menjëherë është urdhëruar transportimi i saj me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: