SARANDË- Një zjarr i madh ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen numër 4 të qytetit të Sarandës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për izolimin e zjarrit dhe shuarjen e flakëve. Ndërkaq kanë shkuar edhe forcat e policisë së Komisariatit të Sarandës të cilat po përpiqen të vendosin nën kontroll situatën duke shmangur çdo rrezik për banorët. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: