Sarandë – Një shkëndijë elektrike në një magazinë bimësh mjekësore ka bërë që në pak minuta të shkrumbohen 10 kuintalë sherebelë. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka qënë në ato momente brenda objektit.

Burime të “News 24” njoftuan se një magazinë në fshatin Gjashtë është djegur në më shumë se gjysmën e saj për shkak të zjarrit mbrëmjen e së enjtes.

Shërbimi zjarrfikës shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë. Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga një difekt elektrik.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb