SARANDË-Disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në një lokal në qytetin e Sarandës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në një lokal në shëtitoren e qytetit, ndërsa janë përfshirë disa persona. Personat e përfshirë në konflikt kanë përdorur sende të forta si doreza hekuri dhe objekte të tjera.

Disa nga të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja dyshohet për motive të dobëta, ndërsa policia në vendngjarje ka shoqëruar në komisariat dy persona.  Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: