NGA ZONJA VJOLLCA*

1 kg sardele
2 kokrra domate
6 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
4 lugë gjelle peksimadhe
2 kokrra limon
150 ml vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht lajmë dhe pastrojmë sardelet duke i hequr kokën dhe shtyllën kurrizore. Më pas i marinojmë me limon, vaj ulliri dhe kripë. Në një tas trazojmë domatet e grira në rende të trashë bashkë me majdanozin e grirë hollë, hudhrat e copëtuara në vaj, kripën dhe piperin e zi.
Në një tavë të lyer me vaj shtrojmë një shtresë me sardele duke vendosur pjesën e lëkurës poshtë dhe sardelen të hapur sipër. Mbushim pjesën e hapur me domate, hudhër dhe majdanoz. Mbi çdo sardele të mbushur vendosim një sardele tjetër por këtë herë pjesën me lëkurë e vendosim sipër. Nëse tepron mbushje e vendosim atë midis sardeleve. I spërkasim sardelet me peksimadhe, vaj ulliri, lëng limoni dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: