Nga: ZONJA KATERINA

1 kg sardele të filetuara
1-2 domate
1-2 thelpinj hudhër
1 tufëz majdanoz
Vaj ulliri
Kripë, piper

Për salcën:
1 lugë mustardë
2-3 lugë ujë
1 lugë lëng limoni
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Fillimisht filetojmë sardelet, i spërkasim me kripë dhe piper dhe i rrjeshtojmë në një tavë të lyer me vaj ulliri. I vendosim sardelet të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë për 10 minuta.

Presim domaten në kubikë të vegjël, i vendosim në një tas ku shtojmë hudhrat e grira imët, kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Nxjerrim sardelet nga furra dhe vendosim pak mbushje me domate dhe hudhvr. I rivendosim sardelet përsëri në furrë për pak minuta.

Ndërkohë përgatisim një salcë për servirje me mustardë të tretur me pak ujë, vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb