PARIS- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, doli përpara gjyqtarëve për të dëshmuar mbi akuza për fatura falso dhe për kostot e fushatës së tij presidenciale të vitit 2012, një aferë që mund të sjellë dënimin e tij.

Ish-shefi i shtetit francez megjithatë mund të dalë nga kjo dëshmi nën statusin e thjeshtë të ndërmjetëm të “dëshmitarit të asistuar”.

Hetimi “Bygmalion”, nën emrin e shoqërisë që organizonte takimet e fushatës së Sarkozy, bie mbi një sistem faturash falso për të fshehur një tejkalim të limitit ligjor të shpenzimeve presidenciale, i fiksuar në 22.5 milionë euro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: