FRANCË-Ish-presidenti francez dhe kandidati për parapraket e së djathtës, Nicolas Sarkozy refuzoi të marrë në konsideratë se kryeministri hungarez, Viktor Orban “nuk është një demokrat”, në një intervistë të publikuar sot në gazetën spanjolle ”El Mundo”.

Sarkozy u shpreh në lidhje me referendumin se “si mund të them se Orban nuk është një demokrat? Ai organizoi një referendum, votimi nuk mori më shumë se 50 për qind e pjesëmarrjes”.

Ky interpretim i reagimit të Viktor Orban pas dështimit të referendumit të 2 tetorit mbi emigrantët është një çështje që ngre shumë diskutime.

Në fakt kryeministri hungarez e konsideroi rezultatin si një fitore, duke nënvizuar një përqindje të paparashikueshme të “jo” në mesin e votuesve.

Ai tha gjithashtu se parashikon të ndryshojë Kushtetutën për “të përmbushur vullnetin e popullit”.

“Hungaria vendosi të shprehë qartësisht, një herë e përgjithmonë atë që hungarezët besojnë në të vërtetë në lidhje me migracionin masiv”, tha ai në Parlament pas procesit të votimit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: