Suksesi i kandidatit Donald Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara është simptoma e acarimit nga mendimi unik, u shpreh sot ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

“Për mua Donald Trump është një simptomë, jo një shkak”, deklaroi Sarkozy për kanalin France 3, duke folur për një “gjendje jo të mirë të demokracisë” që, sipas tij, shihet edhe në Greqi, në Itali, në Spanjë, apo edhe në Britaninë e Madhe.

Për Nicolas Sarkozy, rivali humbës në vitin 2012 përballë socialistit François Hollande dhe kandidat për zgjedhjet brenda së djathtës franceze dhe për ato presidenciale në vitin 2017, “kjo gjendje jo e mirë vjen për shkak të një forme të mendimit unik qe të ndalon të paraqesësh zgjidhje dhe të flasësh për problemet ashtu si i jetojnë njerëzit.

Sipas Sarkozy, “deklaratat e manjatit të pasurive të patundshme shprehin qartë atë që mendojnë amerikanët dhe Amerika thellësisht e acaruar nga konformizmi. Unë mendoj se në të gjitha demokracitë tona, ekziston ky mur i mendimit unik që bën që kur flitet për islamin jemi islamofobë, kur thuhet se ka shumë imigrantë jemi racistë, kur themi se maskarenjtë janë në shtresat e larta, kemi të bëjmë me abuzim pushteti, dhe kur flitet për mbrojtje të interesave të Francës jemi nacionalistë”.

“Mendimet e mia afrohen kaq shumë me ato të Hillary Clinton, por pyetja që shtrohet është se përse dëgjohet një fjalim kaq i ekzagjeruar (si ai i Trump)?”, këmbënguli Sarkozy.

“Unë përpiqem të bëj një fushatë objektive, të dëgjoj atë që thonë njerëzit. Cfarë thonë njerëzit? +Ju, në televizion, në radio, ju politikanët, mos flsni për jetën sic e shikoni, nuk durojmë dot më”, shtoi ai.

Sipas sondazheve paraprake, Nicolas Sarkozy ka humbur terren përballë Alain Juppé, ish-ministër i Jashtëm, në zgjedhje paraprake të së djathtës ku ai përballet edhe me katër ish-ministra të tjerë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: