Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri vlerëson dhe pranon se në dispozicion të Jose Mourinho te Manchester United janë futbollistët më të mirë të Premier League. Disfata e vetme e Chelseas në këtë sezon është regjistruar në përballjen ndaj Manchester City për kompeticionin e Community Shield, që kryeson klasifikimin ndaj Bluve dhe Liverpool falë golavarazhit më të mirë në Premier League. Ndërkohë, Mourinho, po lufton te United, që renditet i teti, pas tre humbjesh në tetë ndeshjet e para.

“Manchester United është skuadër shumë e fortë. Mbase futbollist për futbollist, ata kanë ekipin më të mirë në Premier League. Për momentin, mendoj se City është më mirë si skuadër, por individualisht, United janë shumë të fortë”, deklaroi Sarri, me fjalë që mund të vlerësohen si kompliment, por gjithashtu edhe si kritikë ndaj Mourinhos që nuk ka mundur dot të marrë maksimumin nga lojtarët në dispozicion. “Po flasim për një trajner që ka fituar gjithçka. Ai ka fituar kudo. Ndaj mendoj se duhet ta respektoj atë. Por mendoj gjithashtu se të gjithë ju duhet ta respektoni atë”, sqaroi Sarri.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb