Dy finalet e humbura vendosin jo pak nën presion trajnerin Sarri dhe yllin e Juves, C.Ronaldo. Vetëm titulli kampion mund të mos mjaftojë për të dy, zëra të shumë pranë ambientin bardhezi shprehen se vetëm Champions League mund të shpëtoj pankinën e Sarrit dhe mund ti jap CR7 një bonus të madh për të qenë favorit për të fituar “Topin e Artë”. Sot më shumë se kurrë tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk e duan Sarrin në pankinë, fillimisht për të shkuarën e tij si trajner i Napolit dhe tashmë pas dy finaleve të humbura. Sarri zbarkoi në Torino për ti sjell Juves një filozofi ndryshe nga ajo e Allegrit, mbi të gjitha për ti sjell trofe por deri më tani nuk ka ndodhur asnjë prej tyre. Prova e radhës është titulli në Serie A, nëse Juve dështon edhe në këtë mision largimi i tij do të ishte i sigurt por sërish edhe nëse fiton, as titulli nuk i jep garanci, e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë më Champions League.

  • foto galeri
  • foto galeri

E pa qartë është edhe e ardhmja e C.Ronaldos. Nëse Juve del duar bosh këtë sezon, vështirë të mendosh se Ronaldo do të qëndroj. Pa Europian, i cili u shty për shkak të Covid-19, CR7 i mbetet në dispozicion vetëm Champions League për të synuar “Topin e Artë”. Vetëm titulli kampion në Serie A nuk do të mjaftonte për të vendosur portugezin mes favoritëve për të fituar “Topin e Artë”. Ronaldo shpreson shumë që të festoj në Lisbonë, aty ku do të zhvillohet finalja e Champions League, në të kundërt, e ardhmja e tij shihet larg Torinos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb