Maurizio Sarri duket se ka qenë zgjedhja e duhur për të rikthyer optimizmin te Chelsea.

Italiani që prej mbërritjes në Londër i ka krijuar më shumë lehtësi futbollistëve, duke i lejuar edhe të hanë dietave, ndryshe nga ç’i detyronte Conte.

Ajo që ka më shumë rëndësi është se Chelsea tani bën një lojë tjetër, më argëtuese e mbi të gjitha fituese, të paktën në 2 javët e para të “Premier League”.

Si rrjedhojë dy futbollistë të bluve të Londrës nuk i kursyen fjalët e mira për trajnerin. Në fillim Hazard e më pas Morata, i cili u shpreh: “Me Sarri-n kam rilindur, me Conte-n luaja gjithmonë me ftyrë nga porta ime”.

Sipas “The Sun”, Sarri me veprimin e fundit ka fituar akoma edhe më shumë simpatinë e lojtarëve. Bëhet fjalë për një vendim të tij për të shtyrë orarin e stërvitjes, në mënyrë që lojtarët të kenë më shumë kohë për të kaluar me familjet e tyre.

Kujtojmë që Chelsea pas fitores në javën e parë mori një fitore shumë të rëndësishme në të dytën, duke mposhtur një rival direkt siç është Arsenali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb