Trajneri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, në një intervistë për mediat britanike tregon se nuk e kishte imagjinuar në kohën ku punonte si bankier që në një ditë do të drejtonte Napolin apo edhe londinezët.

E megjithatë, largimi nga të kaltrit ka lënë një shije të hidhur tek trajneri, që për pak nuk fitoi dhe kampionatin.

“Në Angli është krejtësisht ndryshe. Është gjithmonë festë, ndiej kënaqësi kur shoh tifozë me fanella të ndryshme duke pirë një birrë së bashku. Kur mendoj për kohën tek Napoli, më kujtohet ndeshja me Fiorentinën. Do të ishte realizimi i një ëndrre, që fatkeqësisht nuk ndodhi”, deklaroi ish tekniku i Napolit.

Më tej Sarri foli për Carlo Anchelotti-n, trajnerin e ri të Napolit, për të cilin thotë se ka shumë konsideratë. Sarri përligji edhe fjalët e Higuain, i cili pretendon se nga të kaltërit e largoi Aurelio De Laurentiis.

“Shpresoj që Ancelotti ta çojë Napolin aty ku i takon. Ai është fitimtar, të gjithë tifozët e kanë dashur kudo ku ka shkuar. Për sa i përket De Laurentiis, i jam mirënjohës që më dha mundësinë të stërvit klubin që kam në zemër. Nuk është e vërtetë që Higuain tradhtoi Napolin. Ai u largua sepse president i klubit ishte Aurelio De Laurentiis”, u shpreh tekniku i Chelseat.

Maurizio Sarri e ka nisur në mënyrën më perfekte aventurën e tij si trajner i Chelsea. Në 4 ndeshjet e para të Premier League, italiani ka arritur 4 fitore, me tifozët e lojtarët e Chelsea që po e pëlqejnë gjithmonë e më shumë për stilin e lojës, por dhe për personalitetin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb