Trajneri i njohur, Maurizio Sarri u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në intervistën e dhënë së fundmi.

“E ardhmja ime? Jam i qetë, tani mendoj të shkoj për drekë me babain tim. Mendoj se do të tërhiqem pas dy apo tre vitesh dhe do të jem më prezent në qytetin tim duke ndihmuar njerëzit që e meritojnë. Para disa ditësh isha pjesë e një stërvitjeje të një skuadre U12 dhe pashë futboll të vërtetë. Jam rikthyer në shtëpi dhe kam shumë atë sensin për të ndihmuar të tjerët”.

“Nëse Berlusconi nuk do të më kishte refuzuar, atëherë unë nuk do të isha trajner i atij Napolit të madh”, u shpreh Sarri.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb