Guardiola një fantazi, Pochettino ndoshta, ndërsa Sarri një siguri. Në fakt trajneri italian është i vetmi që i ka thënë “PO” Juventusit, që kërkon pasardhësin e Masimiliano Allegri. Që pas largimit të tij janë shënë dhe shkruare shumë gjëra, ndërsa lista e gjatë e kandidatëve është ngushtuar në vetëm dy emra. Pep Guardiola ishte thjesht që ëndërr e ushqyer mediatikisht për vetë atë që përfaqëson tekniku spanjoll, i cili nuk e ka në plan mbylljen e aventurës me Manchester City.
Edhe klubi anglez as e ka ndërmend ta largojë nga pankina, duke hedhur poshtë me forcë zërat mediatikë. Në këtë mënyrë, favoritë për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër” për momentin është Maurizio Sarri. Duke iu referuar të përditëshmes “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Chelsea ka pranuar ofertën e Juventusit pas takimit të fshehtë në Londër me dy drejtuesit e lartë të klubit Nedved dhe Paratici.
Me këtë përgjigje pozitive nga ish-tekniku i Napolit, kampionët e Serie A kanë marrë kohë. Arsyeja lidhet me një tjetër Maurizio. Është Pochettino, trajneri i Tottenham, një tjetër i preferuar në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”.
Por për të bindur teknikun argjentinas të largohet nga skuadra londineze duhet një sforco shumë e madhe financiare, duke nisur nga klauzola 30 milion euro që e mban Pochettino të lidhur me finalistët e Champions. Gjithçka mund të ndodhë, por shpenzime të tilla nuk janë në stilin e Juventusit.
(balkanëeb)