Lazio i dhuron leksion futbolli Interit, kthen zikaltërit me këmbë në tokë, duke i shkaktuar një humbje të rëndë, në shifra dhe në lojë. Sarri fiton duelin në distancë me Simone Inzaghi, çdo lëvizje e tij ishte thjesht perfekte. Më në fund rikthehet të luaj disa minuta në nivel të lartë edhe Elseid Hysaj, anësori kuqezi shkëlqeu në çdo top që preku. 20 minuta në fushë, 100% pasime të sakta, 12 nga 12. 2 ndërhyje të sakta nga 2, 2 topa të gjatë të saktë, 2 duele të fituara.

Hysaj
Hysaj

Në stadiumin Olimpik, dukshëm Lazio kishte diçka më shumë që në start, ndërsa në minutën e 40-të, Felipe Anderson me kokë kaloi kryeqytetasit në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë, Lautaro Martinez përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke dërguar topin në rrjetë, një gol që krijojë iluzionin se zikaltërit mund të vinin në jetë një tjetër përmbysje.

Në këtë pikë, diferencën e bëri trajneri Sarri duke hedhur në fushë Luis Alberto dhe Pedro-n, dy lëvizje që rezultuan të gjetura. Mesfushori spanjoll me një goditje fantastike nga jashtë zone dërgoi topin në trekëndësh dhe Lazio-n në avantazh. Në të 86-tën ishte Pedro që sigloi shifrat përfundimtare në 3-1. Lazio merr në këtë mënyrë një trepikësh të artë, ndërsa Inter duhet të ribëj edhe një herë llogaritë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb