Të dielën në orën 18:00, Maurizio Sarri dhe José Mourinho do të takohen përsëri ballë për ballë në derbin e Romës. Duke parë mbrapa, dikush kujton vetëm një precedent mes të dyve, por që të dy me siguri nuk e kanë harruar: atë të 20 tetorit 2018.

Chelsea përballej  me Manchester United në Stamford Bridge. Një ndeshje e bukur, e luftuar dhe e vendosur vetëm në sekondën e fundit 2-2 dhe më pas përplsja verbale mes stafeve teknike.

Mourinho do të shkarkohej pas pak javësh, ndërsa Sarri i drejtoi Blutë e Londrës deri në triumfin e Europa League. Në fakt, trajneri portugez nuk ishte asnjë gjë me Sarrin, ai reagoi vetëm ku njëri prej asistentëve të trajnerit italian, Marco Ianni, bëri një gjest përballë pankinës së Manchester United.

Mourinho e vuri re këtë dhe u ngrit nga stoli i furishëm duke e ndjekur Ianni. Për të qetësuar këtë përplasje, u desh ndërhyrja e stjuartëve dhe lojtarëve.

Sarri, në fund të ndeshjes deklaroi se kishte urdhëruar zëvendësin e tij t’i kërkonte falje Mourinhos dhe, me elegancë pranoi gabimet e tij. Paqja u vendos menjëherë, prandaj nuk ka hatërmbetje dhe pritet që emocionet e derbit ti dhurojnë lojtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb