Fitimi i titullit kampion në Serie A ka qetësuar pankinën e Maurizio Sarri. I kritikuar shpesh herë gjatë sezonit tekniku arriti të përmbushë objektivin e parë. Trofeu i parë me “Zonjën e Vjetër” ishte një revansh për teknikun. Hijet e dyshimit për të ardhmen e tij janë sfumuar, të paktën për momentin. Ndeshja e kthimit në 1/8 e Champions League kundër Lyon mund të jetë vendimtare.

Sarri Dimissioni
Sarri Dimissioni

Juventus duhet të përmbysë humbjen e sfidës së parë dhe nëse nuk ia del, atëherë Sarri duhet të bëjë sërish gati valixhet. Në të kundërt, nëse kampionët italianë vazhdojnë rrugën në Champions dhe aq më tepër nëse e fitojnë atë, e ardhmja e trajnerit do të jetë e gjitha “rozë”. Të sigurta për këtë janë mediat italiane. Sipas tyre, ecuria e Juventusit duke nisur na sfida kundër Lyon do të vendosë shumë edhe në merkaton e verës. Drejtuesit e klubit i kanë premtuar teknikut se do t’I plotësojnë të gjitha dëshirat në projektin e nisur në fillim të këtij sezoni për të ndërtuar një skuadër që jo vetëm fiton, por e bën këtë duke zhvilluar një futboll të bukur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb