Që Hysaj nuk është në ditët e tij më të mira, kjo u pa qartë në sfidat e fundit, edhe Sarri bindet duke lënë në stol anësorin kuqezi. Ndaj Fiores së bashku me Strakoshën e ndoqën nga bankina, një ndeshje e luftuar ku gjithçka u vendos me fillimin e pjesës së dytë, ku një gol i Pedros i mjaftoi ekipit kryeqytetas për të marrë një trepikësh të artë. Fitorja kundër Fiorentinës ishte shumë e rëndësishme pasi vjen pas humbjes së rendë të pësuar kundër Verona.

“Kemi zhvilluar ndeshjen më të mirë të sezonit, kemi luajtur më mirë se sa kundër Inter dhe Roma”, u shpreh Sarri në përfundim të sfidës. Falë këtij trepikëshi, Lazio ngjitet në vendin e 6-të në kuotën e 17 pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb