Thomas Strakosha në fund të sezonit do të largohet nga Lazio. Në Itali nuk kanë më asnjë dyshim në këtë pikë, enigmë mbetet vetëm ku do të vijojë karrierën gardiani kuqezi. Pak kohë më parë u fol se Strakosha dhe Lazio do të uleshin në një tavolinë për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas Corriere dello Sport, një takim i tillë është zhvilluar por nuk ka pasur asnjë risi. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, në javët në vijim do të ketë sërish takim mes palëve por gjasat që të gjejnë një kompromis janë shumë të vogla. Strakosha kërkon garanci për të ardhmen, garanci që Sarri nuk ka ndërmend t’ia jap pasi projektin e tij të ri dëshiron ta nis me një tjetër numër 1.

Strakoshaaaaa
Strakoshaaaaa

Në këtë pikë mbetet për tu parë nëse Lazio do të vijë me Sarri pasi dhe vetë e ardhmja e trajnerit është në dyshim. Një ditë më parë mediat shkruan se Torino po monitoron me kujdes situatën e Strakoshës pasi klubi granada nuk ka besim as te Milinkovic e as te Berisha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb