ITALI

Maurizio Sarri u largua si ‘dështak’ nga Juventus pasi u eleminua nga Lyon në Champions League, por duket se ka sukses nga ana profesionale.

Italiani mund të jetë trajneri i ardhshëm i Fiorentinës. Mediat italiane shkruajnë se ai është shumë afër firmës me violët, por në lojë mbetet edhe pista e Romës.

Kanë kaluar dy muaj nga shkarkimi i tij, por Sarri do rikthimin sërish në Serinë A dhe kësaj radhe si kundërshtar i dy ekipeve që ka drejtuar më parë, Napolit dhe Juventusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb