Dy ndeshjet e para të Maurizio Sarri-t në “Premier League” me Chelsea-n kanë shkuar më së miri, duke marrë pikët e plota. Këtë javë ‘blutë’ e Londrës kanë një test të vështirë në transfertë kundër Newcastle, por ish-trajneri i Napolit e nis duke folur për homologun Benitez, i cili drejtoi skuadrën italiane para se ai të mbërrinte në “San Paolo”.

“Kur u bëra trajner i Napolit pata ndjesinë se ekipi që unë doja të ndërtoja ishte gati për filozofinë time të lojës. Nëse do të shkoja aty pas një viti apo pas një trajneri tjetër, do ta kisha të vështirë. Ndaj e falënderoj Rafa, pasi është një trajner i madh”, tha Sarri.

“Sfida e së dielës do të jetë e vështirë për ne, luajmë jashtë fushe dhe ndaj një ekipi të vështirë, një rival i rrezikshëm. Në këtë fushë, vjet janë mundur Manchester United dhe Arsenal”, shprehet Sarri. Trajneri italian shton se është që tan i “dashuruar” me Premier League, që sipas tij është krejt ndryshe nga kampionati italian. “Në Itali plas lufta pa nisur mirë ndeshja dhe nëse pas 20 minutash lojë një ekip udhëheq 2-0 ajo ndeshje mund të konsiderohet e përfunduar. Ndërsa këtu, periudha para ndeshjes është një festë dhe lufta është në fushë. Ndeshja është e hapur deri në fund. Ndaj e kuptoni që do ta zgjidhja me lehtësi ‘Premier League’ para Serisë A”, tha Sarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb