Mbështetje totale nga klubi dhe dorë të lirë në metodat e tij të menaxhimit të lojtarëve. Këdo do të jenë pikat kryesore me të cilat Mauricio Sarri synon të qëndrojnë te Çelsi. Lajmin e publikon “The Times”, sipas të cilit trajneri toskan do të takojë në ditët në vijim të plotfuqishmen e klubit, Marina Granovskaia, për parë të ardhmen e tij.

Sarri është i gatshëm të qëndrojë te Çelsi dhe të refuzojë ofertën e Juventusit vetëm nëse klubi do të shprehë besim të plotë në metodologjinë e tij të punës. Pavarësisht triumfit në Ligën e Europës dhe një kontrate, që i garanton edhe dy sezone të tjerë, 60-vjeçari nuk e di në do të qëndrojë. Ish-trajneri i Napolit do të kërkojë garanci nga klubi për mënyrën e taktikës së tij dhe të menaxhimit të lojtarëve, çka ka zemëruar një pjesë të tifozëve, që e kanë kritikuar haptazi për këto qëndrime.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: