E ardhmja e Maurizio Sarri-t te Lazio është e gjitha për tu vendosur, por në të njëjtën kohë, tekniku italian ka refuzuar një ofertë shumë joshëse nga Arabia Saudite.
Sipas “Il Messaggero”, Sarri i ka thonë “Jo” një oferte prej 7 milionë euro në sezon, klubi mbetet sekret, pasi sipas të përditshmes italiane, Sarri kërkon fillimisht garanci nga Lazio. Tekniku toskan ka një kontratë me Lazio-n deri në 2025, por mbetet në pritje për të kuptuar planin e Lotito-s për sezonin e ri.

Për momentin, Lazio ndodhet në vendin e dytë në Serie A, por Sarri kërkon përforcime në verë, për të pasur në dispozicion një skuadër konkurruese, e aftë të luaj në tre kompeticione. Këtë ide, Sarri e shprehu publikisht pas eliminimit nga Conference League, ku thumboi Igli Taren për ndërtimin e një grupi jo të plotë, jo të aftë për të konkurruar në tre fronte.

Te ardhmen e Sarri-t e ndjekim me interes disa klube, pasi emri i tij lakohet në Milano si pasuesi i mundshëm i Stefano Piolit. Italiani ka gjithashtu shumë admirues edhe në Premier Leagu, ku e kërkojnë ekipe si Tottenham, Everton dhe Aston Villa.
(BalkanWeb)