Pas humbjes së rëndë të pësuar në “San Siro” përballë Milan, një humbje që i nxori jashtë Kupës së Italisë, Lazio reagon shpejt në Serie A. Kryeqytetasit thyen pastër 3-0 Bologna duke iu afruar pak nga pak zonën Champions, aktualisht ndodhen në vendin e 6-të në kuotën e 42 pikëve, tre më pak se Juve.

Sarri nuk preferoi Hysaj për këtë sfidë, më anësorin kuqezi që qëndrojë në stol gjatë gjithë ndeshjes. Në Serie A, Strakosha është titulluar fiks, status që nuk ndryshojë as në këtë përballje.

Lazio kaloi në avantazh në minutën e 13-të me Ciro Immobile ndërsa në pjesën e dytë, Zaccagni me një dopjetë sigloi shifrat përfundimtare në 3-0.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb