Nga 5 korriku, Lazio nis grumbullimin për të qenë gati për sezonin e ri. Atmosfera nuk është shumë pozitive në radhët e ekipit kryeqytetas pasi deri më tani kanë lëvizur pak në tregun e transferimeve.

Jo vetëm kaq, prej kohësh, mes Sarri dhe Igli Tares dukshëm nuk ka një raport të mirë, në çdo rast palët nuk harrojnë të thumbojnë njëri tjetrin. Së fundmi, në një intervistë për Sky Sport, Sarri i kaloi topin drejtorit sportiv kur u pyet për merkaton:

Sarri
Sarri

“Në futbollin e kohëve të sotme të nisësh fazën përgatitore me grupin e plotë është e pamundur. Për shkak të aktiviteteve të shumta e nis me 10 lojtarë dhe me 10 nga ekipi i të rinjve. Carnesecchi? Ky është një problem i drejtorit sportiv dhe i shoqërisë, të shohim se çfarë do të zgjedhim në fund. Unë e kam thënë me kohë atë që mendoj”, u shpreh Sarri për Sky Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: