Merkato e janarit i solli Sarrit vetëm Jovane Cabral, ndërsa Dimitrijc Kamenovic do ta ketë në dispozicion kur të hapet merkato e verës. Kjo është pak për trajnerin që i kërkojë Igli Tares të paktën një anësor të majtë, dy mesfushorë dhe një qendërsulmues.

Sarri duhet të bëjë edhe një herë llogaritë pasi edhe Muriqi u largua, ndërsa i mbetet vetëm Immobile. Drejtuesit e klubit i kanë kërkuar Sarri të punojë për të ardhmen por tifozët i janë kthyer keq Igli Tares.

Sarri ia ka bërë të qartë Tares dhe Lotitos, nëse dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre duhet ta dëgjojnë në lidhje me merkaton, në të kundër rinovimi i kontratës nuk do të ndodh kurrë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: