Policia e Kosta Rikës ka sekuestruar dje sasinë më të madhe të drogës në hostorinë e vendit, pasi zbuloi 5 ton kokainë. Mediat e huaja raportojnë se droga kishte si destinacion Holandën.

Ministri i Brendshëm Michael Soto Rojas pohoi se droga u fsheh në një ngarkesë me lule zbukuruese në portin e Limonit, i cili ishte destinuar për Roterdamin.

Ndërkohë, në pranga ka rënë një person, 46-vjeçar Costa Rican, i cili dyshohet të jetë pjesë e trafikut të drogës. Kokaina ishte vendosur në 202 valixhe që përmbanin gjithsej 5048 pako kokainë ku peshonin rreth një kg secila.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: