Interi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2019 sa i përket ndeshjeve të kampionatit, duke qenë se sot 8 u ndal në një barazim pa gola në shtëpi ndaj Sasuolos. Në fakt, vitet e fundit Sasuolo është kthyer në një “mace të zezë” për Interin, duke qenë se gjithmonë ka vuajtur duke pësuar edhe humbje të shumta. Si në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë zikaltërit kanë patur raste të shumta, ku në të parën Vecino, Politano dhe Perisiç kanë humbur raste të arta për të shënuar. Në pjesën e dytë, Sasuolo kishte mundësi të befasonte zikaltërit ku në disa momente, Handanoviç është shndërruar në hero duke evituar gola të sigurt. Me këtë barazim, Interi mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, ndërkohë që Napoli i vendit të dytë numëron 4 pikë më shumë ndërkohë që ka një ndeshje më tepër për të luajtur, atë ndaj Lacios. Javën e ardhshme, Interi luan ndaj Torinos në transfertë. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb