Deputetja e PD Flutura Açka me anë të një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se me ngritjen e 2 sateltitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” do krijohet një “kryeinspektoriat” që sipas tij s’ka parti as kushërinj dhe as emër të përveçëm që do luftojë dhe ndërtimet pa leje.

Açka shkroi se “inspektoriati i qiellit, tha sot, për kafazin 1 dhe 2, por çështja është se nuk ka mbetur më tokë për të ruajtur” sepse sipas saj “me oligarkët dhe shokët, atdheun ke rrujt”.

Deputetja shoqëroi postimin e saj dhe me pamje të ndërtesave dhe pallateve të ndërtuara në Tiranë të denoncuar më parë nga opozita si ndërtime pa leje.

Postimi i plotë: 
Inspektoriati i qiellit, tha sot, për kafazin 1 dhe 2
Çështja është se nuk ka mbetur më tokë me rujt,
sepse me oligarkët
me shokët,
Atdheun ke rrujt.
Fotot flasin vetë!
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb