Në vitin 2020, gati 500 000 vajza më shumë në botë janë detyruar të martohen me force për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë, që u shtohen edhe mbi një milion shtatzëni të hershme, shkaku kryesor i vdekshmërisë te adoleshentet nga 15-19 vjeç.

Këto janë disa nga të dhënat e theksuara nga raporti ”Save the Children”, i cili denoncon një kthesë negative që vjen pas 25 vjetësh progress, ku sipas tij, vajzat adoleshente që martohen me detyrim ndodhen kryesisht në Azinë e Jugut (191 000), por gjithashtu në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore (90 000) dhe në Amerikë Latinisht dhe Karaibe (73 000).

Sidoqoftë, shtatzënitë e hershme janë kryesisht të përqendruara në Afrikë, 282 000 në zonën e jugor dhe lindor të kontinentit dhe 260 000 në atë Qendrore dhe Perëndimore.

“Pandemia po shtyn gjithnjë e më shumë familje drejt varfërisë, duke lënë shumë vajza pa ushqim, duke i detyruar ato të bëjnë punë të ndryshme për të mbështetur familjen ose duke i detyruar ato të kujdesen për anëtarët e sëmurë të familjes dhe të braktisin shkollën, me mundësi shumë më pak të rifillojnë studimet e tyre se sa bashkëmoshatarët meshkuj”, theksoi Daniela Fatarella e ”Save the Children Itali”.

“Përafërsisht 12 milionë martesa të hershme bëhen çdo vit, në 1 në 6 raste nën moshën 15 vjeç, por në vitin 2020, për shkak të koronavirus, gjysmë milioni adoleshentë më shumë do të duhet të vuajnë këtë dhunë gjinore”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb