Efektet e krizës klimatike, uria, mungesa e aksesit në shkollë, përfshirja në konflikte, lidhjet me grupet e armatosura, migrimi masiv dhe vdekshmëria foshnjore janë shtatë sfidat më të mëdha që fëmijët në të gjithë botën do të duhet të përballen në vitin 2022 sipas hartës së hartuar nga Save the Children, pas gati dy vitesh pandemie që veproi si një përshpejtues i pabarazive, veçanërisht në zonat më të pafavorizuara të planetit.

Organizata, që për më shumë se 100 vite lufton për të shpëtuar vajzat dhe djemtë në rrezik dhe për t’u garantuar atyre një të ardhme, rikonfirmon angazhimin e saj për të kontribuar me vendosmëri dhe kompetencë për të kapërcyer këto sfida të mëdha globale, të cilat përshkruajnë një situatë alarmante për vitin që erdhi.

Një skenar në të cilin dy milionë fëmijë nën pesë vjeç rrezikojnë të vdesin nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen dhe shkallën e vdekshmërisë foshnjore, ka një shans real për t’u rritur për herë të parë në 30 vjet.

Të paktën 117 milionë fëmijë janë jashtë shkollës për shkak të pandemisë, 450 milionë jetojnë në zona konflikti dhe rreth 25 fëmijë në ditë rekrutohen nga grupet e armatosura.

Fëmijë në mëshirë të krizës klimatike, me një rrezik shtatë herë më të lartë të ekspozimit ndaj valëve të të nxehtit për ata që kanë lindur në vitin 2020 sesa gjyshërit e tyre, apo protagonistët e migrimeve të mëdha, me numrin më të madh të të miturve të zhvendosur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një shekull më parë, pas Luftës së Parë Botërore dhe pandemisë së 1918-ës, themeluesja e Save the Children, Eglantyne Jebb, promovoi idenë se çdo brez fëmijësh i ofronte njerëzimit mundësinë e rindërtimit të botës duke filluar nga të njëjtat rrënojat.

Intuita e saj ishte të investonte në të ardhmen e fëmijëve për të dalë nga momentet e krizës së thellë.

Pandemia e koronavirusit është përmbysja më e madhe globale e kohës sonë, ajo ka shkatërruar ekonomitë, ka testuar sistemet shëndetësore deri në kufijtë e tyre dhe po i jep formë politikës.

Në këtë skenar, fëmijët që do të mbahen mend si “brezi i Covid” janë ata që rrezikojnë të paguajnë çmimin më të madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb