Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Shkodër, Ilir Beqaj ka reaguar pas kronikës së transmetuar në News 24, ku qytetarët shkodranë shpreheshin skeptikë dhe mosbesues që ai do bëntë diçka për ta.

Të pyetur nga News 24, shkodranët u shprehën se Beqaj nuk bëri gjë në Shëndetësi kur ishte ministër, prandaj nuk prisnin të bënte gjë për ta.

Beqaj në statusin e tij, përmend të gjitha investimet në spitalin rajonal të Shkodrës gjatë kohës që ka qënë ministër Shëndetësie.

STATUSI I PLOTË
Falenderoj News24 që më jep mundësinë të risjell në vëmendje të publikut cfarë ëshë bërë në Spitalin Rajonal të Shkodrës në periudhën 2013 – 2017 (periudhë që kam bërë detyrën e ministrit të shëndetësisë).
· Vënia në punë e rezonancës manjetike. Kjo ka bërë që rradha e pritjes për një ekzaminim për Shkodranët të jetë 8 ditë.
· Vënia në punë e angiografisë koronare (e para pajisje e tillë jashtë Tiranë qoftë në spitale jopublike, qoftë në spitale publike). Kjo ka bërë që rradha e pritjes për një ekzaminim për Shkodranët të jetë 7 ditë.
· Reparti i ri i reanimacionit të përgjithshëm
· Reaparti i ri reanimacionit të kardiologjisë
· Reparti i ri i neonatologjisë
· Shërbimi i ri i kujdesit paliativ
· Shërbimi i ri i hemodializës
· Furnizimi me instrumenta kirurgjikalë dhe sterilizim maksimal në sallat e operacionit
Shkodranët nuk duhet të vijnë më në Tiranë as për rezonancë manjetike, as për koronarografi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: