Argjentina thërret edhe një herë në apel Lionel Messi-n, kërkohet një tjetër paraqitje fantastike nga kapiteni, i vetmi që mund të ndryshojë balancat në një përballje totale me Holandën, nga të vetmit lojtarë që mund të vendos i vetëm një sfidë.

Lionel Scaloni, u shfaq i shqetësuar në konferencë për shtyp, jo vetëm për gjendjen e disa lojtarëve si Di Maria apo De Paul, por dhe për faktin se nga kampi stërvitur po dalin shumë informacione edhe pse zhvillohet me dyer të mbyllura:

Messi Scaloni Argjentina
Messi Scaloni Argjentina

“Mos u bëni qesharak, dëshironi të fitoj Argjentina apo Holanda, iu drejtua Scaloni gazetarëve argjentinas të pranishëm në konferencë për shtyp.

Në lidhje me rivalin e tyre në çerekfinale, Holandën, Scaloni u shpreh i bindur se të gjithë ekipet që ndodhen në këtë fazë i kanë cilësitë për t’i shkuar deri në fund këtij Botërori:

“Ndeshja kundër Holandës do të jetë e bukur për tu parë, pasi në fushë do të jenë dy ekipe që kërkojnë gjithnjë të sulmojnë. Të gjithë ekipet që ndodhen në këtë fazë janë këtu me meritë, të gjitha mund të arrijnë në finale”, theksoi Scaloni duke bërë në fund edhe një koment për Dyabala:

9b7a5b01ff
9b7a5b01ff

“Nuk ka luajtur ende pasi nuk e kam parë të arsyeshme që të zbres në fushë. Gjithsesi është mirë, në kushtet e duhura dhe jam i lumtur për kontributin që po jep”, u shpreh ndër të tjera Scaloni në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb