SHBA

Scarlett Johansson shpallet aktorja më e paguar në botë. Aktorja e njohur kryeson listën e publikuar nga revista e njohur ‘Forbes’ për të dytin vit radhazi.

Johansson, e cila luan filmin Avengers, ka fituar 56 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve vjetore të revistës. Vendi i dytë i takon aktores Sofia Vergara me 44,1 milionë dollarë, e ndjekur nga Reese Ëitherspoon më 35 milionë dollarë.

Shumica e të ardhurave të Scarlett i detyrohet sagës së famshme me superheronj, “Avengers: Endgame”. Me rolin e Natasha Romanoff në filmin përmbledhës aktorja e njohur ka fituar 35 milionë dollarë vitin e kaluar.

1. Scarlett Johansson 56 milionë dollarë
2. Sofia Vergara 44,1 milionë dollarë
3. Reese Witherspoon 35 milionë dollarë
4. Nicole Kidman 34 milionë dollarë
5. Jennifer Aniston 28 milionë dollarë
6. Kaley Cuococon 25 milionë dollarë
7. Elisabeth Moss 24 milionë dollarë
8. Margot Robbie 23,5 milionë dollarë
9. Charlize Theron 23 milionë dollarë
10. Ellen Pompeo 22 milionë dollarë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb