Scarlett Johansson i ka thënë një sekret personal revistës Vogue. Pyetjes se kë do pëlqente të puthte sërish në një film, ylli i “Avangers: Endgame” ka thënë që nuk bëhet fjalë për një mashkull, por për Penelope Cruz. ‘Do ta bëja edhe një xhiro tjetër me të’, ka thënë aktorja e famshme.

Dy artistet kanë shkëmbyer puthje sensuale dhe pasionante në një skenë të “Vicky Cristina Barcelona”, një film i 2008 i drejtuar nga Woody Allen.

Në një distancë prej 11 vitesh nga filmi, Johansson duket se ka një kujtim shumë të mirë të puthjes me kolegen, duke qenë kështu edhe në paqe me të fejuarin Colin Jost, me të cilin është në një lidhje prej dy vjetësh.

Ndër të tjera marrëdhënia e tyre, pavarësisht se janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq të “Avengers – Infinity War”), vazhdon të mbetet shumë e rezervuar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb